Ka ndodhur

Covid-19/ 233 të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Nga Gazeta Si – 233 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 1245 testime që janë kryer. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Rastet e reja – Ministria thotë se 92 raste pozitive janë në Tiranë, nga 11 në Fier, Sarandë, 9 Lezhë, nga 8 Kamëz, Gjirokastër, 7 në Durrës, nga 6 Kavajë, Lushnje, Korçë, Devoll, Berat, nga 5 Shkodër, Divjakë, Peqin, nga 4 Dimal, Elbasan, nga 3 Kurbin, Vlorë, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 2 Dibër, Roskovec, Patos, Poliçan, Gramsh,  nga 1 Pukë, Mirditë, Shijak, Bulqizë, Mat, Përmet, Tepelenë, Maliq, Pogradec.

Janë 1,728 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë.

Ndër të tjera, Ministria njofton se janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,058 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                233

Të shëruar në 24 orë          366

Të shtruar në spitale             18

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     1245

Testime totale                   1,967,619

Raste pozitive                      329,370

Raste të shëruara                  324,058                                                         

Raste Aktive                             1,728

Humbje jete                              3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    815

Shkodër                 166

Fier                         139

Elbasan                   135

Durrës                     115

Korçë                       91

Vlorë                         88

Gjirokastër                55

Berat                           50

Dibër                           44

Lezhë                          28

Kukës                           2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë