Lojëra me Dore

Khaçanov në gjysmëfinale të Us Open, Kirgios thyen dy raketa nga nervat

Gazeta Si – Gjysmëfinalja e parë e US Open do të jetë mes Karen Khaçanov dhe Kasper Rud. Rusi mundi pas 5 setesh australianin Nik Kirgios, 7-5, 4-6, 7-5, 6-7 dhe 6-4. Ndeshja zgjati 3 orë e 39 minuta lojë.

Khaçanov tani do të sfidojë norvegjezin Rud për një vend në aktin e fundit të Flushing Meadows. Nuk ka finale të dytë radhazi në një Slam për Nik Kirgios. Pasi eliminoi numrin 1, Danil Medvedev, ai ishte favorit, por u ndal në çerekfianle.

Karen Khaçanpv feston kalimin ne gjysmefinale te Us Open. Gazeta Si, 7 qershor 2022

Në setin e parë dhe të tretë fati ishte me numrin 31 në botë, që i fitoi të dy 7-5. Australiani nuk i përmbajti dot nervat, siç pritej, dhe theu dy raketa gjatë ndeshjes. Finalisti i parë i US Open do të dalë nga sfida mes Khaçanov dhe Rud.

Është eliminuar në mënyrë surprizë te femrfat amerikanja Kori Gauf. Beniaminia e Flushing Meadows u mund në dy sete nga francezja Karoline Garsia. Pas një ndeshjeje të madhe, ajo ka shkuar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me numrin 5 në botë, Ons Jabeur.

Pas eliminimit të Kori Gauf, amerikania e fundit e mbetur në garë është Xhesika Pegula, e cila do të ndeshet me numrin 1 në botë, Iga Shviatek.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë