Ka ndodhur

262 kg kanabis në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Nga Gazeta Si – Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për një sasi të konsiderueshme kanabis sativa që iu gjet në banesë.

Sipas njoftimit të policisë, 46-vjeçari nga Kanina e Vlorës u shpall në kërkim pasi në fshatin ku jetonte, policia i gjeti në banesë 262 kilogramë kanabis.

Në një ambient pranë shtëpisë së tij u gjet një serë me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike me fidanë narkotikë të kultivuar.

Si pasojë e këtij operacioni të zhvilluar në prill u arrestua më herët një 21-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim një 22-vjeçar tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë