Nga Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin Fier-Tepelenë në afërsi të Çakranit.
Një makinë tip “Ford” është përmbysur në rrugë dhe nga dëmtimet dyshohet se është rrotulluar disa herë dhe ka përfunduar e përmbysur.
Ka shpëtuar mrekullisht drejtuesi i automjetit teksa ka qenë duke udhëtuar dhe ka humbur kontrollin.
Policia e Fierit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë mësohet se si pasojë e ngjarjes, në këtë aks rrugor është krijuar trafik në lëvizjen e mjeteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




