Ka ndodhur

Video/ Me armë zjarri dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga tre persona

Gazeta Si – Tre persona kanë rënë në pranga, pasi janë kapur teksa qarkullonin me armë zjarri dhe lëndë narkoteike.

Në Fushë Krujë është kapur në një 38-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje.

Leonard Gjeli (Mamli, Noka) qarkullonte me armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. 

Në pranga edhe një 33-vjeçar, Xhentil Çypi, që transportonte personin që kishte armë zjarri me vete.

Sipas policisë, në momentin e ndalimit, këta shtetas kanë tentuar të largohen me automjet por janë neutralizuar nga ndërhyrja me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë.

Gjithashtu, është kapur  në Shkodër 33-vjeçari Saed Muça, banues në Shkodër, që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, me automjet.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë