Lojëra me Dore

Lamtumirë mes lotësh, Mbretëresha Serena Uilliams thotë ‘Mjaft’!

Gazeta Si – Karriera e një prej lojtareve më të mëdha të historisë së tenisit është mbyllur me një gjuajtje në rrjetë. Mes lotësh, të saj dhe gjithë ‘Arthur Ashe’, që i dhuroi një ovacion të pambarimtë, me ‘Simply the Best’ të Tina Turner në sfond. Serena Uilliams i jep lamtumirën tenisit të luajtur.

Amerikanja është mundur në turin e tretë të Us Open nga e mrekullueshmja Ajla Tomljanoviç, me rezultatin 7-5, 6-7, 6-1. Ishte një ndeshje e pabesueshme, që zgjati më shumë se tri orë.

Serena Uilliams pershendet publikun. Gazeta Si, 3 shtator 2022

Serena Uillimas ka thënë ‘Mjaft’ pas 25 vitesh karrierë, që nisi nga getot. Në duart e saj raketa e tinisit ishte edhe një lloj kthese sociale.

“Falënderoj babanë, nënën dhe çdo person që më ka sjellë deri këtu. Dua të falënderoj edhe Venus (motrën). Pa Venus nuk do të kishte Serena. Ta mendoj edhe një herë? Nuk e besoj, edhe pse asnjëherë nuk i dihet”, – ka thënë Serena pas lamtumirës.

Dhe kështu, pas 23 Slam-eve, 73 trofesh, 856 fitoresh, 94 milionë eurosh të fituara vetëm nga shpërblimet, 4 të artash olimpike, 319 javësh si numri 1, anija kozmike që solli Serena Uilliams në tokë rinis fluturimin, drejt destinacioneve të panjohura.

Shpresojmë të lumtura për këtë nënë, bashkëshorte, sipërmarrëse, një grua të sigurt në vetvete dhe pa frikë për asgjë dhe nga askush.

U prezantua në botën e tenisit bashkë me motrën Venus, babanë Riçard dhe atë klan të gjithë e shihnin si aliene. Dhe faktikisht aliene ishte vërtet, pasi na tregoi 25 vjet para kohe si do të ishte tenisi i së ardhmes. Një tenis që edhe sot nuk del nga moda.

Askush nuk ka qenë në fushë më e madhe se Serena këto vite. Në paqe me të gjitha kundërshtaret e saj, nga Justine Henin te Kim Cljisters, nga Maria Sharapova te Venus. Sigurisht, e kanë mundur në ndonjë ndeshje, por t’i afrohen as që e kënë ëndërruar.

Nëse sheh të kaluarën, në mendje të vijnë vërtet pak lojtare që meritojnë të qëndrojnë në olimpin e tenisit: Steffi Graf, Martina Navratilova, Billie Jean King, Margaret Smith Court (e vetmja me 24 Slam-e). Me Billie Jean King Serena ka një të përbashkët që e bën akoma më të amdhe: ishte një revolucion.

Tamam një revolucion. Në fushë largoi njëherë e mirë, me prepotencën e saj fizike dhe teknikën saj, tenisin e vjetër. Por mrekullinë e vërtetë e ka bërë jashtë fushë. “The Greatest” – shkruante në kopertinën dedikuar asaj ‘Time’. E shkroi thjesht se ishte një lojtare e jashtëzkonshme tenisi? Jo.

E shkroi se Serena ka qenë një burim frymëzimi për një gjeneratë femrash (dhe meshkujsh) me ngjyrë. Në një mënyrë që është vërtet e vështirë të shpjegohet. Siç ka bërë më pas Ljuis Hemilton në F1, një mik i saj. Për këtë nuk është vetëm një kampione, por një ikonë.

Serena ka qëndruar kaq gjatë në ‘top’, jo vetëm se ka qenë një kampione e jashtëzakonshme në fushë, ajo ka shkuar përtej kësaj, duke mos e lejuar veten të mërzitet. Tregoi se një femër mund ta bashkojë jetën e saj normale me atë profesionale. E vështirë, por jo e pamundur.

Serena ka qenë edhe ‘cool’, ka vendosur modën dhe stilin e saj në atë botë që e shihte si aliene. Kjo botë u vesh dhe u zbukurua siç donte ajo. Madhështore! Unike!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë