Nga Gazeta Si – Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin 2 policët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.
Drejtuesi i automjetit Volkswagen që qëlloi 5 herë në drejtim të efektivëve në lagjen “Partizani” në Vlorë, është identifikuar si me disa emra, të cilët i përkasin inicialeve D. H., T. H., D. H., 37 vjeç.
Gjatë kontrollit të zonës, policia gjeti të braktisur, në të njëjtën lagje automjetin e autorit të dyshuar.
Ky i fundit ndodhet në kërkim, ndërsa efektivët, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime, kanë deklaruar se ngjarja ishte e paprecedentë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




