Gazeta Si – Një sherr për motive të dobëta në Dibër ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar.
Policia thotë se rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B.S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




