Ka ndodhur

Shkrumbohet nga flakët një makinë në ‘Rrugën e Elbasanit’

Gazeta Si – Një makinë ka marrë flakë sot në mbrëmje në kryeqytet, në “Rrugën e Elbasanit”, saktësisht pranë rrethrrotullimit të Saukut.

Flakët e mëdha e kanë djegur thuajse totalisht makinën. Dyshimet e para të policisë janë se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik i automjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia, autombulanca dhe forcat zjarrfikëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë