Ka ndodhur

Aksident fatal në Kuçovë, humb jetën një 46-vjeçare

Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Goraj të Kuçovës.

Një 20-vjeçar me inicialet L.P ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte, duke u përplasur me bordurat. Përplasje që ka rezultuar fatale për shtetasen M.P., 46 vjeç, pasagjere në motomojet.

Njoftimi i policisë
Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në motomjet, shtetasja M.P., 46 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë