Gazeta Si – Nuk ka pasur asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të Covid-19. Një lajm i mirë ky, ndërkohë që 263 persona kanë dalë pozitivë në 1069 testime të kryera.
Tjetër lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit 277 persona janë shëruar. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1069 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 263 qytetarë, në këto bashki:
87 në Tiranë, 17 në Lushnje, 16 në Durrës, 15 në Vlorë, 11 në Kavajë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Krujë, Fier, 7 në Devoll, 6 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Pogradec, Elbasan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Berat, Dimal, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Tepelenë, Korçë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Roskovec, Divjakë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Kuçovë, Poliçan, Belsh.
Janë 3,076 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 277 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,810 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 263
Të shëruar në 24 orë 277
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1069
Testime totale 1,963,270
Raste pozitive 328,469
Raste të shëruara 321,810
Raste Aktive 3,076
Humbje jete 3,583
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,401
Fier 318
Shkodër 228
Elbasan 222
Durrës 204
Korçë 192
Vlorë 160
Gjirokastër 122
Berat 102
Lezhë 65
Dibër 51
Kukës 11
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




