Ka ndodhur

Shiste ekstazi, kokainë e LSD në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari

Nga Gazeta ‘Si’ – Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë shpërndarësi.

Policia thotë se në pranga është vënë 35-vjeçari me inicialet D. L., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Në afërsi të Brrylit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. L. dhe shtetasin G. D”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. L. dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike, rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndët narkotike ekstazi, kokainë, LSD dhe MDMA, i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit”, vijon më tej policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë