I ati i Stresit, Sali Lushaj është ndaluar ditën e sotme nga forcat “Shqiponja” teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet bashkë me një person tjetër në zonën e stadiumit “Dinamo” në Tiranë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për mediat edhe djali i tij, reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi.

Stresi ka sqaruar se i ati posedon një armë me leje dhe është ndaluar për verifikim nga uniformat blu. Sipas tij, ndalimi është bërë me tendencë, duke qenë se policia i ka prerë rrugën në momentin kur kanë qenë duke udhëtuar.
“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat në qyte. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.
Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, është shprehur Stresi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




