Gazeta Si – Debutim pozitiv, të paktën në rezultat, për Rafael Nadal në Us Open. Spanjolli vuajti më shumë nga sa ishte parashikuar ndaj Hijikata, numrit 193 në botë.
Pasi humbi setin e parë 4-6, Nadal përmbysi gjithçka më pas 6-2, 6-3 dhe 6-3. Në turin e dytë do të përballet me italianin Fabio Fonjini. Nadal vinte në Us Open pas pas eliminimit që në turin e parë të turneut të Sinsinatit.
Rafa ended his R1 match by doing this:pic.twitter.com/sHsyYmPBAK
— US Open Tennis (@usopen) August 31, 2022
Nuk ishte në formën optimale, por spanjolli ia doli gjithsesi të kualifikohet dhe kjo është më e rëndësishme për të. Janë kualifikuar edhe polaku Hurkcaz ndaj Ote dhe Shapovalov ndaj Huesler, kurse Shvartzman përfitoi nga tërheqja e Sok.
Te femrat ka kaluar në turin e dytë Viktoria Azarenka. Bjellorusja mundi 6-1, 4-6, 6-2 amerikanen Krueger. Por janë eliminuar emra të mëdhenj: Ema Radukanu pas një 6-3 të dyfishtë nga Kornet dhe Naomi Osaka, e cila u mund 7-6 dhe 6-3 nga Kolins.
Tenistja japoneze, fituese e Us Open në 2018-ën dhe 2020-ën, nuk po arrin të gjejë lojën dhe mendjen e kohëve më parë, nuk po arrin të dalë nga tuneli i problemeve të ankthit dhe depresionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.