Ka ndodhur

Video/ Vidhte ushqime në markete, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 35 vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur ushqime në një market, ndërkohë më herët ai ka qenë duke vjedhur edhe para në një makinetë kafeje.

Në këtë video shihet A.M teksa merr produktet dhe mundohet t’i vjedhë.

Menjëherë ndërhyri policia, e cila arrestoi në flagrancë 35 vjeçarin durrsak. Blutë e Durrësit njoftuan se ai ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.

Ndërkohë nga hetimet ka dalë që ai gjatë kohëve të fundit, ka kryer edhe të paktën 5 vjedhje të tjera.

Mësohet se ky shtetas, më datë 27 Gusht 2022 dhe më datë 28 gusht 2022, ka vjedhur produkte ushqimore, në të njëjtin market, në lagjen nr.18, Durrës.

Nga veprimet hetimore mësohet se ai ka vjedhur me forcë gjatë muajve qershor dhe korrik, shuma të ndryshme parash, në të njëjtën makinetë për kafe, në pronësi të një subjekti privat, në lagjen nr. 1, Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë