Ylli komunist i shfaqur në flamurin shqiptar në mbrëmjen e fundit të Sunny Hill tashmë ka një “autor përgjegjës”.
I kontaktuar nga Gazetasi.al, Alban Kastrati, përfaqësuesi i Sunny Hill ka thënë se flamuri me simbolet komuniste nuk ka të bëjë me Sunny Hill dhe nuk ka qenë ideja e organizatorëve të festivalit për ta shfaqur flamurin.
“Është diçka e dalë nga konteksti. Është një këngë e “Asgjë sikur dielli” që pjesë të videos kishte edhe flamurin me yllin sepse vetë kënga flet për atë kohë. Ka qenë pjesë e videoklipit në mënyrë satirike, asgjë dashakeqe”, ka thënë Kastrati.
Ndërkohë, pak minuta më parë, Alban Nimani, vokalisti i grupit “Asgjë sikur dielli” kishte reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook duke thënë se videoklipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë Shqiptar” është publikuar në vitin 2005 dhe është një parodi e stilit Monty Python ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti dhe deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.
“Shfaqja e yllit në flamurin shqiptar nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në videoklip shembet komunizmi”, shkruan Nimani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.