Gazeta Si – Us Open nuk ka nisur ende, ndërsa polemikat po. Ditët e fundit janë luajtur ndeshjet kualifikuese, në disa raste në kushte jo fort të përshtatshme.
Është ankuar publikisht Franko Agamenone, tenisti argjentinas. Në rrjetet sociale ai ka postuar një video të ndeshjes së fundit, ku dëgjohet muzika me zë të lartë e një koncerti afër fushave. Zhurma dëgjohet edhe gjatë shkëmbimit, kur tenistët qëndrojnë në heshtje zakonisht për të ruajtur përqendrimin.
“Është një turne tenisi, apo një koncert? Kështu është luajtur hyrja në tabelën kryesore të Us Open”, – shkruan Agamenone në profilin e tij.
“Patetike”, – shkruan më tej argjentinasi, duke iu përgjigjur një ndjekësi. “Kjo tregon se, duke përjashtuar disa lojtarë, këtij biznesi nuk i plas fare për ne”, – shton Agamenone, numri 109 në botë. Ai e humbi ndeshjen ndaj zviceranit Aleksander Ritçard 2-6, 6-2, 4-6, pas dy orësh e 41 minuta lojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.