Gazeta Si – U mendua se do të kishte një tolerim për të, një lloj leje speciale për pjesëmarrjen në turneun e fundit Slam të Novak Gjkokoviç, por jo. Serbi është zyrtarisht jashtë Us Open.
Janë përcaktuar tashmë çiftet e tabelës së turneut amerikan, ku Gjokoviç mungon. Nuk do të marrë pjesë as gjermani Aleksandër Zverv, për shkak të një problemi në kavilje.
Sadly, I will not be able to travel to NY this time for US Open. Thank you #NoleFam for your messages of love and support. ❤️ Good luck to my fellow players! I’ll keep in good shape and positive spirit and wait for an opportunity to compete again. 💪🏼 See you soon tennis world! 👋🏼
— Novak Djokovic (@DjokerNole) August 25, 2022
Pa dyshim, mungesa e madhe e Us Open është ish-numri 1, Gjokoviç, i cili shihej edhe si favorit. Fituesi i 21 Slam-eve në karrierë nuk është vaksinuar dhe nuk mund të luajë në çimenton amerikane.
Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA ka konfirmuar se vaksinimi mbetet i detyrueshëm për ata që hyjnë në këtë vend, kështu që ‘Nole’ nuk mund të udhëtojë drejt Nju Jorkut.
Për Gjokoviç është turneu i dytë Slam i vitit që e humbet për të njëjtin motiv, pas Australian Open, ku pati edhe një betejë ligjore me autoritetet vendëse.
‘Nole’ do të bjerë në klasifikim, me shumë mundësi do të dalë jashtë 10-shes së parë. Ai do të humbasë 1200 pikë, duke qenë se vitin e kaluar ishte finalist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.