Gazeta Si – Një 35-vjeçar nga Kosova është arrestuar në aksin Milot-Morinë, pasi u kap duke transportuar me furgon 31 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Policia tha se i riu me iniciale S.O., do të merret 900 euro nga çdo emigrant për ta kaluar drejt Kosovës.
Furgoni me emigrantë u ndalua dhe u dërgua në komisariatin e policisë. Ndërsa 35-vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël kanabisi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




