Ngjarje

Video/ Dështon udhëtimi drejt Anglisë, policia franceze shpërndan dhe i çan gomonen shqiptarëve

Gazeta Si - Një grup emigrantësh shqiptarë dhe kurdë janë ndaluar nga policia britanike në tentativë për të kaluar përmes detit kanalin që lidh Francën dhe ishullin.

Media britanike “Channel 4 News”, ka publikuar një video ku emigrantët duan të largohen, por përpjekja e tyre ka dështuar.

Policia franceze i ka çarë gomonen me të cilën donin të niseshin emigrantët, ndërsa ka përdorur sprej me piper mbi ta.

Shqiptarët që duan të kalojnë kufirin që lidh Francën me Britaninë e Madhe janë të shumtë dhe së fundmi mediat britanike i kanë kushtuar vëmendje këtij fenomeni.

Oficerë ëe policisë shqiptare do të vendosen në Dover për të ndihmuar në identifikimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria.

Kjo është pjesë e një masë reagimi e vendosur së fundi mes autoriteteve shqiptare dhe britanike pas rritjes së numrit të klandestinëve nga Shqipëria drejt Anglisë.

Sipas mediave britanike, në ditët e fundit kanë kaluar kanalin e La Manshit drejt Britanisë me qindra e mijëra emigrantë të paligjshëm shqiptarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë