Lojëra me Dore

Ish-numri 1 humb Us Open nga shtatëzania: Dy kundër një s’është e drejtë!

Gazeta Si – Tenistja gjermane, Angelique Kerber, ish-numri 1 në botë, kampione e Flushing Meadows 2016, nuk mund të luajë në Us Open. “Jashtë për pak kohë”, – ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ka përfunduar sezoni në çimento për Angelique Kerber, por gjermanja, ish-numri 1 në botë, është më e lumtur se kurrë. “Doja vërtet të luaja në Us Open, por në fund vendosa se dy kundër një nuk është një garë e drejtë”, – ka shkruar tenistja në Tuiter.

Kampionja e Flushing Meadows në 2016-ën, Kerber, 34 vjeç, nuk dëshiron ta mbyllë karrierën. “Us Open ka një vend special në zemrën time dhe do doja t’u përshëndesja të gjithëve nga fusha para se të marr pushimet për pak”, – vazhdon Kerber.

Sipas shtypit gjerman, sportistja synon të vazhdojë të luajë deri në vitin 2024, pasi dëshiron të marrë pjesë edhe në Olimpiadën e Parisit.

Tenistja tjetër, Petra Kvitova, ish-numri 2 në botë, ka zbuluar ndërkohë se do të martohet me trajnerin e saj, ish-tenistin Jiri Vanek.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë