Gazeta Si – Një të ri që bënte gara me makinë në mes të kryeqytetit, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve është arrestuar në Tiranë.
Mësohet se i riu i xhironte garat që bënte dhe më pas i publikonte në rrjete sociale duke u lavdëruar te miqtë dhe të afërmit.
Në këtë mënyrë, policia ka ndëshkuar me masën administrative 40 mijë lekë shoferin e “Benzit” që bëri garë në bulevardin “Zogu i Parë”, ndërkohë që është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit tjetër.
“Në kuadër të verifikimeve, është bllokuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. SH., i cili, në bulevardin “Zogu i parë”, ka kryer bashkë me drejtuesin e një automjeti tjetër, gara shpejtësie dhe i ka pasqyruar ato në rrjete sociale”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




