Gazeta Si – Policia e Kurbinit ka gjetur armën e zjarrit të autorit të dyshuar që plagosi 53-vjeçarin Rasim Tafa mbrëmjen e së mërkurës.
Arma e zjarrit pushkë u gjet bashkë me krehër me 8 fishekë në të dhe me 1 fishek në fole.
Pas kërkimeve që janë bërë nga efektivët e policisë, arma e zjarrit pushkë është gjetur në një parcelë pranë shtëpisë së autorit
Autori i dyshuar Met Lika 41 vjeç u arrestuan mbrëmë nga policia. Pas një konflikti të çastit, ai qëlloi me armë bashkëfshatarin Rasim Tafa duke e lënë të plagosur. Met Lika akuzohet për plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ndodhi në fshatin Gjormë të Kurbinit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




