Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm, një person i plagosur

Gazeta Si – Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e sotme në Gjorm të Kurbinit. Raportimet e para janë për një person të plagosur.

Konflikti ka ndodhur për shkaqe banale mes dy bashkëfshtarëve. Met Lika ka qëlluar me armë zjarri Rasim Tafën. Lika është ndaluar nga policia, kurse Tafa është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:
Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M.L., 41 vjeç, banues në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R.T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri. 53-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M.L.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë