Ka ndodhur

Mori 5 mijë euro duke mashtruar, kapet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Gazeta Si – Një 48-vjeçar i dënuar në mungesë për mashtrim, është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë aksionit të koduar “Cheater”.

Në pranga ka rënë Aurel Ostreni, i cili është dënuar me 2 vite burgim nga Gjykata e Tiranës.

Ai ka përvetësuar 5 mijë euro duke mashtruar një qytetar tjetër. Nga hetimet rezultoi se shumën e parave e kishte marrë duke i premtuar qytetarit se do t’i blinte një automjet, por më pas ishte zhdukur duke i marrë shumën 5 mijë Euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë