Gazeta Si – Të hënën fillon turneu i fundit slam në Nju Jork, Us Open. Danil Medvedev komandon aktualisht renditjen botërore, ndërsa katër të tjerë janë gati t’i rrëmbejnë vendin.
Janë 5 emra për fronin. Atë të numrit 1 në botë të klasifikimit ATP. Sfida mes tyre fillon të hënën, kur starton Us Open, turneu i fundit slam për vitin 2022. Një vit vërtet i çmendur për tenisin.
Tashmë janë bërë gati fushekzjarret e fundit për të vendosur se kush do të mbajë vendin e parë pas Nju Jorkut. A është e sigurt se Danil Medvedev, kampion në fuqi, pas Us Open nuk do të jetë më numri 1? Jo, nuk është, por në bazë të fakteve dhe numrave është një nga opsionet më pak të realizueshme.
Kjo për faktin e thjeshtë se rusi ka më shumë për të humbur se rivalët. Pas Medvedevit janë të regjistruar në garë Rafael Nadal, Stefano Tsitsipas, Karlos Alkaraz dhe Kasper Rud. Kush më shumë e kush më pak, të gjithë kanë mundësi teorike për të qenë numri 1 në botë në fund të turneut në Nju Jork.
Kuptohet, favorit është Rafael Nadal, por mund të ketë edhe surpriza. Të gjithë do të luajnë shanset e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.