Gazeta Si – Një shpërthim tritoli ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës pranë një banese në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”.
Lënda eksplozive ishte vendosur pranë një banese 2-katëshe në pronësi të 60-vjeçarit me iniciale R.P. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se biznesi ishte dhënë me qira dhe se pronari i banesës ka probleme me pronën, ndërsa qiramarrësi ka disa konflikte për borxhe.
Shpërthimi ka alarmuar banorët në zonën pranë banesës, çka ka bërë që të marrin menjëherë në telefon policinë për ngjarjen.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




