Ka ndodhur

Vjedh kasafortat në banesën e kunatës, e fejuara kryen vetëvrasje

Gazeta Si – Një grabitje e ndodhur në Tiranë rreth një muaj më parë ka shkaktuar një tragjedi në një familje në Malësi të Madhe.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Ali Demi” në Tiranë me datë 14 korrik, ku një 27-vjeçar me iniciale K.F., grabiti dy kasaforta në një banesë.

Burime bëjnë me dije nga grupi hetimor se banesa ku i riu kreu grabitjen ishte në pronësi të motrës së të fejuarës së tij. Kjo e fundit pasi ka marrë vesh lajmin dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke pirë fostoksinë, shkruan “Panorama”.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të dy ngjarjeve, por dyshimet paraprake janë se e reja vetëm 17-vjeç ka ndërmarrë aktin e rëndë pasi ka marrë vesh lajmin e grabitjes.

Ndonëse ngjarja kishte ndodhur më shumë se një muaj më parë, i riu u zbulua vetëm një ditë më parë nga ana e Policisë së Shtetit ku u vu në pranga, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori, me të cilin dyshohet se kishte kryer edhe disa vjedhje të tjera.

Ai i ka thënë policisë se e ka ndërmarrë hapin për të bastisur shtëpinë e të fejuarës së tij pasi i duheshin para për të operuar këmbën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë