Ka ndodhur

Shiste mallra nën emërtime të markave të tjera, dorëzohet në polici kreu i AKU-së Shkodër

Gazeta Si – Drejtori i Agjencisë së Ushqimit në Shkodër Gjekë Sokoli, u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës, pasi më parë ishte shpallur në kërkim me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën.

Ai dyshohet se ka lejuar një biznes pularie në Bërdicë të Sipërme, të vijonte punën e palicencuar dhe duke prodhuar dhe shitur vezë me emërtime të markave të tjera dhe të pakontrolluara.

Për të njëjtin rast nën hetim u mor edhe një inspektor i mjedisit në këtë qytet, ndërkohë në pranga u vu pronari i pularisë, 55-vjeçari Viktor Gjini.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza mes të cilave mashtrimi me produktet dhe fshehje të pasurisë. Policia tha në një komunikim zyrtar se Gjini favorizohej nga zyrtarët lokal duke mos ushtruar kontrolle në aktivitetin e tij.

Gjithashtu, policia procedoi në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë të cilët ushtronin aktivitete përkatëse në fushën e hotelerisë në Shkodër, të paregjistruar në organet tatimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë