Ka ndodhur

Vodhën dy kasaforta me lekë në një banesë, kapet një nga autorët

Gazeta Si – Një 27-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes së dy kasafortave me lekë.

Policia thotë se K.F., 27 vjeç dhe M. N., 23 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14.07.2022, kanë vjedhur në një banesë në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi.

Ata dyshohen gjithashtu se janë autorë të disa vjedhjeve të tjera. Ndërkohë, 27-vjeçari, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë