Ka ndodhur

Tiranë, 20-vjeçarja gjendet e vdekur nga familjarët

Gazeta Si – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Tiranë në rrugën “Panorama”, ku një 20-vjeçare është gjetur e vetëvarur.

Policia thotë se e reja me inicialet T.V., është gjetur e pajetë nga familjarët e saj brenda në banesën ku jetonin.

Nuk dihen ende motivet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë