Ka ndodhur

Sherr në një lokal në Ndroq, xhaxha dhe nip dhunojnë një person

Gazeta Si – Xhaxha dhe nip janë arrestuar në Tiranë pas sherrit me një klient në një lokal në Ndroq, të cilin e dhunuan një ditë më parë.

Policia thotë se janë vënë në pranga S.M., për plagosje të rëndë me dashje dhe H.M., për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe pronari i lokalit pasi ka dëmtuar vendngjarje duke penguar zbulimin e së vërtetës dhe nuk ka kallëzuar krimin.

S.M., së bashku me xhaxhain e tij në një lokal në Ndroq janë konfliktuar me shtetasin P. T., i cili si pasojë e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pushkë, 2 krehëra arme zjarri pistolete dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë