Ka ndodhur

Gjykata la në burg 18 vjeçarin e përfshirë në vrasjen e Madrit Ulqinakut, por i riu që qëlloi është ende në kërkim

Gjykata e Elbasanit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Edjen Dinon, 18 vjeçari i cili u arrestua si i dyshuar në konfliktin që i mori jetën 33 vjeçarit Madrit Ulqinaku 3 ditë më parë në këtë qytet.

Prokuroria e përfaqësuar nga Ritvan Suka kërkoi “arrest me burg” për 18 vjeçarin, masë e cila u pranua nga gjyqtarja Maliqi.


Gjatë arrestimit, 18 vjeçarit ju gjetën një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike. Ndërkohë ende në kërkim është një tjetër 18 vjeçari i cili dyshohet të ketë qëlluar me pistoletë.


Madrid Ulqinaku, 33 vjeç u vra në bulevardin e Elbasanit 3 ditë më parë pas një konflikti banal me disa adoleshentë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë