Prej katër ditësh një i mitur, vetëm 14 vjeç, rezulton i zhdukur në qytetin e Vlorës. Ka qenë e ëma e tij që ka bërë denoncimin në polici se djali është larguar dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Policia njofton se 14-vjeçari E. L. është larguar nga banesa që me datë 16 gusht dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Ndërsa, nëna e tij S. L., 55 vjeçe e ka bërë kallëzimin në polici vetëm një ditë më parë.
Policia po punon për të bërë të mundur gjetjen e 14-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




