Ka ndodhur

Aksident tragjik në Mirditë, humbin jetën dy të rinj nga Tirana

Nga Gazeta Si – Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Mirditë, ku për pasojë u ka marrë jetën dy të rinjve. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:30 në aksin rrugor “Milot-Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze” të Rubikut.

Viktimat janë Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata ishin pasagjerë në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Marsel Busho. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për këtë aksident tragjik dyshohet se u bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 35-vjeçarit, në rrethana ende të paqarta.

Makina përfundoi duke u përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës, një përplasje e fortë që u mori jetën dy të rinjve.

Autoritetet policore thonë se po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë