Gazeta Si – Një 22-vjeçar nga Tirana u arrestua në qytetin e Burrelit, pasi qarkullonte i armatosur.
Policia kishte marrë informacion se Irdi Rami ishte i armatosur me pistoletë dhe qarkullonte në Burrel.
Efektivët ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin, ndërsa në trup i gjet një pistoletë Glock me 10 fishekë.
Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




