Ka ndodhur

Kurbin, 51-vjeçari rrëzohet në kanal dhe humb jetën nga infarkti në spital

Gazeta Si – Një 51-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Shullaz të Kurbinit mbrëmjen e të enjtes, pasi dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Shtetasi Y.T., nuk është ndjerë mirë në banesë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën.

Paraprakisht, dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar  për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë