Lojëra me Dore

Rikthim i hidhur, Rafael Nadal eliminohet nga numri 152 në botë

Gazeta Si – Tenisi spanjoll nuk luante që prej Uimbëlldonit. Nadal është mundur nga kroati Çoriç me rezultatin 7-6, 4-6 dhe 6-3. Danil Medvedev mbetet në krye të renditjes botërore.

Çimentoja e Sinsinatit ka ‘djegur’ Rafael Nadal, i cili është eliminuar që në debutim. Ai është mundur në Masters 1000 të turneut amerikano-verior nga kroati Borna Çoriç. Spanjolli vinte në këtë ndeshje pas një mungese prej 6 javësh, pas dëmtimit në Uimbëlldon.

Nadal gjatë ndeshjes. Gazeta Si, 18 gusht 2022

Ka fituar 25-vjeçari kroat, tani numri 152 në botë, por me një të kaluar prej numri 12. Pas rikthimit në fushë në mars, pasi kreu një ndërhyrje në shpatull, kjo fitore është rezultati më i rëndësishëm për Çoriç.

Kroati nuk mundte një lojtar të ‘top 10’ që prej Us Open të 2020-ës, kur në turin e tretë eliminoi numrin 6, Stefanos Tsitsipas.

Për Rafael Nadal bëhet fjalë për humbjen e parë nga çerekfinalja e Italisë së majit të kaluar, kur u mund nga kanadezi Denis Shapovalov. Humbja e fundit në çimento për të është ajo në finalen e Indian Wells në mars, kur u mund nga Tajlor Fritz.

“Për mua është një moment special, – tha Çoriç pas ndeshjes. – Kam qenë larg nga tenisi për gati dy vjet dhe mezi prisja të luaja ndaj një lojtari të madh si Rafa”.

Me këtë eliminim spanjolli humb shansin për t’u kthyer numri 1. Këtë vend e mban Medvedev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë