Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Dibër, arrestohet drejtuesi

Gazeta Si – Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dibër në vendin e quajtur “Kuben”. Viktima është ende i paidentifikuar, thotë policia.

Ndërsa shoferi i mjetit, 69-vjeçari me iniciale H.V., është arrestuar nga policia. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë