Lojëra me Dore

LeBron Xhejms rinovon me Lejkërs, bëhet më i paguari në historinë e NBA-së

Gazeta Si – Akord për një kontratë dyvjeçare, për 97.1 milionë dollarë për Lebron Xhejms. Ai arrin në kuotën e 532 milionë dollarë në total në NBA. Askush si ai.

LeBron Xhejms rinovon me Los Anxheles Lejkërs. Palët kanë vendosur ta zgjatin kontratën edhe për 2 vjet për 97 milionë dollarë, me opsionin edhe për sezonin 2024-25.

Xhejms ishte në fund të kontratës, me vitin e fundit me 44 milionë dollarë pagë me Lejkërsat. Me këtë rinovim ai mund të luajë në NBA edhe përtej moshës 40-vjeçare, mbush 38 në dhjetor. Jo vetëm kaq.

Ylli i basketbollit amerikan. LeBron Xhejms. Gazeta Si, 17 gusht 2022

Me kontratën e re, Xhejms do të arrijë kuotën e 532 milionë dollarëve të fituar në karrierë. Një rekord për çdo epokë, ai do të bëhet lojtari më i paguar i të gjitha kohërave në basketbollin amerikan.

LeBron ka në Los Anxheles jo vetëm skuadrën për të cilën luan, por edhe qendrën e biznesit të tij. Për këtë arsye, të vazhdonte deri në fund të karrierës me Lejkërsat ishte një lëvizje e pritshme. Nuk ishte e qartë se sa donte lojtari të luante ende.

E sigurt është edhe për dy vjet, ndoshta për tre. Ndoshta dëshiron të presë Bronin, djalin e tij që së shpejti do të zgjedhë kolegjin, ku do të luajë sezonin e ri. Të luanin bashkë do të ishte ‘qershia mbi tortë’ e një karriere epokale, ku ka shkuar edhe përtej endrrave të tij.

LeBron me Lejkërsat ka luajtur për 4 sezone: 2 herë nuk ka aritrur as në playoff, në një rast ka dalë që në turin e parë, por ka tituar titullin në 2020-ën si MVP i finalave. Ishte triumfi i katërt në NBA, pas atyre me Majemin dhe Kleveland.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë