Gazeta Si – Një 32 vjeçar është arrestuar, pasi së bashku me 31-vjeçaren e cila po e shoqëronte, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës në Vlorë punonjësit e policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi SH.A., ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasja K.U.
Gjatë patrullimit në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, policia konstatoi një automjet tip “Kia”, drejtuesi i të cilit kreu parakalim të gabuar, duke shkelur normat e Kodit Rrugor.
Menjëherë pas evidentimit, është bërë ndalimi i tij, për të vijuar me tej me verifikimet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor.
Por gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit dhe shoqëruesja e tij, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës policët për të penguar shoqërimin në Komisariat.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. A., 32 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. U., 31 vjeçe, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




