Ka ndodhur

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 14-vjeçari në Vaun e Dejës

Një djalë 14-vjeçar ka humbur sot jetën në Barbullush të Vaut të Dejës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshimet janë se i mituri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në shtëpinë e tij.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E.A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë