Nga Gazeta “SI”- Në Kosovë kanë vazhduar shkëputjet e energjisë elektrike, ndonëse ministria e Ekonomisë njoftoi një ditë më parë se kjo nuk do të ndodhë më, për shkak të furnizimit me energji nga Shqipëria
Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë së Kosovës, njoftoi më 15 gusht se pas marrëveshjes me Shqipërinë, për huazimin e energjisë elektrike, rryma elektrike nuk do të jetë e kufizuar, siç ishte lajmëruar më herët, në orën 14:00.
Shpjegimin e ka dhënë zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala, për mediat atje, duke thënë se shkëputja ka ndodhur për shkak të punimeve të Operatorit të Transmetimit në Kosovë.
Ai ka shtuar dhe se shkëputjet do të vazhdojnë deri në një njoftim të dytë nga KEDS.
Ndërkohë, mëngjesin e 16 gushtit, ,ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Rizvanolli ka thënë se KEK, Korporata Energjetike e Kosovës, i ka dhënë KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1.000 MWh për evitimin e reduktimeve.
“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, – tha ajo.
“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”,-shkruan Rizvanolli në rrjetet e saj sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.