Ka ndodhur

Shitën ar falso me vlerë 200 mijë euro, në pranga dy 70-vjeçarët italianë

Gazeta Si – Dy shtetas italianë u arrestuan në qytetin e Elbasanit në përpjekje për t’i shitur një argjendarie këtë sasi ari të rremë që shihni në foto.

Fortunato Maddaloni dhe Rikardi Xhenario (Gennario) përkatësisht të moshës 67 dhe 76 vjeç, kishin nisur aktivitetin e tyre të mashtrimit  në qershor në Malin e Zi dhe më pas, gjatë muajve të verës edhe në Tiranë, ku sipas policisë kanë shitur ar të rremë me vlerë 200 mijë Euro.

Dy shtetasit italianë kishin mbërritur disa kohë më parë në Shqipëri dhe mashtronin argjendaritë duke iu dhënë si provë fillimisht ar të pastër.

Pasi lidhnin marrëveshjen, ata i shisnin atyre arin në formën e kokrrizave të përzier me metale të tjera.

Gjatë operacionit, Policia gjeti 3 kilogramë ar të dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celularë, 1500 Euro dhe 150 franga zvicerane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë