Lojëra me Dore

Volejboll/ Kombëtarja dështon në eliminatore, e fundit në grup

Gazeta Si – Shqipëria në volejboll për meshkuj regjstroi humbjen e radhës në eliminatoret e Europianit. Përsëri ndaj Zvicrës, që këtë herë nuk u la asnjë set kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Jani Melka.

Me humbjen 3-0 me Zvicrën dhe me një ndeshje të fundit për të luajtur me Rumaninë, Shqipëria i thotë ‘lamtumirë’ kualifikimit. Zvicra fitoi pa asnjë problem në “Feti Borova”, siç tregon edhe rezultati.

Nga ndeshja e kuqezinjve ndaj Bosnjës. Gazeta Si, 14 gusht 2022

Zviceranët fituan setin e parë 25-19, të dytin 25-15 dhe të tretin 25-22.

Në 5 ndeshje të luajtura, djemtë e koshit kanë pësuar 4 humbje dhe kanë arritur vetëm një fitore, atë ndaj Bosnjë Hercegovinës. Në këtë situatë, ndeshja e fundit me Rumaninë ka vetëm vlera statistikore përe Shqipërinë.

Kuqezinjtë në volejboll meshkujsh nuk kanë asnjë shans kualifikimi. Ata renditen në vend të fundit në Grupin B të kualifikueseve.

Ndeshjet e Kombëtares së volejbollit
Rumani–Shqipëri 3-0
Bosnjë–Shqipëri 2-3
Shqipëri–Bosnjë 1-3
Zvicër–Shqipëri 3-1
Shqipëri–Zvicër 0-3
20 gusht
Shqipëri–Rumani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë