Nga Gazeta Si – Tri makina janë përfshirë ditën e sotme në një aksident në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.
Një automjet tip “Toyota” me drejtues 49-vjeçarin me iniciale A.C. është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues 47-vjeçarin P.M. dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A.
Drejtuesi i automjet tip “Toyota” dhe drejtuesi i makinës tip “Ford”, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford” ndodhen në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




