Gazeta Si – Një sasi lënde plasëse i është vendosur një kamioni pak para mesnatës në Vlorë. Policia ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të tritolit ka vetëm dëme të vogla materiale.
“Më datë 12.08.2022, rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, njoftoi policia.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor. Mësohet se po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




