Gazeta Si – Gjatë 24 orëve të fundit, raportohet për 14 vatra zjarri në vend gjatë, ku 11 prej tyre janë shuar plotësisht. Aktualisht janë 3 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin.
Në një vatër zjarri në fshatin Mal Bardhë, Kurbin, që u ndez ditën e djeshme vijon puna për shuarjen e flakëve.
Në Sojnik dhe Tunjë, Gramsh, vijon puna për izolimin e një vatre. Në fshatin Niçë të Pogradecit po punohet për shuarjen përfundimtare të vatrës.
Nga këto tri vatra, asnjëra nuk është problematike sa për të rrezikuar banesa apo përhapje shumë të gjerë, të gjitha ndodhet jashtë zonave të banuara.
Në operacion për shuarjen e vatrave janë angazhuar 246 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 30 mjete zjarrfikëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




