Ka ndodhur

Arrestohet mashtruesja 24-vjeçare në Tiranë

Gazeta Si – Një 24-vjeçare e shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” është arrestuar në Tiranë.

Policia thotë se M.Ç., banuese në kryeqytet, ishte shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, me anë të ndikimit të paligjshëm, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë