Gazeta Si – Një 10-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi është qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai me çifte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Samrisht të Shkodrës rreth orës 22:00.
Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se 68-vjeçari Vlash Jakaj, ka vrarë nipin e tij B.J., 10-vjeçar aksidentalisht me çifte duke i shkaktuar vdekjen të miturit.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se dyshohet që 68-vjeçari e ka kryer aktin aksidentalisht teksa ka qenë duke pastruar çiften.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë Vlash Jakaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




